Ambasadori Lu përshëndet miratimin e Reformës për Drejtësi

Ambasadori Lu përshëndet miratimin e Reformës për Drejtësi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përshëndetur miratimin e Reformës për Drejtësi. Ai ka çmuar lart përkushtimin e deputetëve për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe demokratik. Sipas tij ‘miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar’. “Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë”, thuhet në mesazhin e amabsadorit amerikan, Donald Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …