Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkon të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta. Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe pa një marrëveshje bashkë me komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast me BE-në dhe Amerikën Serbia do të vazhdojë që t’i mbajë në presion të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ka thënë Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …