Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykata Speciale ka pranuar dëshmitë e provat materiale me shkrim të 9 dëshmitarëve, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, në Hagë,  ka bërë të ditur se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar si prova dëshmitë me  materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve, në çështjen gjyqësore kundër krerëve  të UÇK-së. Po ashtu, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën në lidhje me dëshmitarin e 10-të, pa paragjykuar të drejtën e prokurorisë për të paraqitur kërkesë për ta thirrur dëshmitarin të dëshmojë në sallën e gjyqit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Veç kësaj, më 5 shtator, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të lejuar pranimin në prova të disa pjesëve të dëshmisë me shkrim të një dëshmitari dhe për ta lejuar atë të dëshmojë nëpërmjet video-konferencës, pasi  është më e favorshme për mirëqenien e dëshmitarit dhe ndihmon në kryerjen e shpejtë të procesit gjyqësor,  është thënë në njoftimin e Gjykatës  Speciale. Trupi gjykues u bind se dhënia e dëshmisë prej tyre nëpërmjet video-konferencës nuk do t’u shkaktojë dëm të akuzuarve dhe kjo është në përputhje me mbrojtjen e efektshme të të drejtave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …