Shënohet dita ndërkombëtare e paqes

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) të komunës së Rahovecit kanë shënuar të premtën Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Kjo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi rëndësinë e paqes, që është një shembull i stabilitetit dhe i bashkëpunimit.

Në këtë ngjarje, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, të LMT-së (Liaison Monitoring Teams – Ekipet Monitoruese të ndërlidhjes) dhe të Policisë së Kosovës, ku theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e sigurisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …