leoni

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, qëndroi për një vizitë në Tiranë, ku ka takuar krerët e shtetit, Bajram Begaj dhe Edi Rama

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka qëndruar  për një vizitë në  Tiranë. Erdogan, u prit në takim fillimisht nga  kryetari i  Shqipërisë, Bajram Begaj pastaj nga kryeministri,  Edi Rama. Në konferencën e përbashkët me kryetarin e Turqisë, Erdogan, kryeministri Edi Rama tha se dy vendet ranë dakord që duhet ë bërë më shumë për investime të drejtpërdrejta në turizëm. Ndër të tjera Rama tha se ‘sa më shpejtë të arrijmë 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve. Së pari dua të përsëris për të satën herë, qysh kur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij të qeveritar. Shqipëria dhe Turqia i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre vitet e fundit dhe kanë firmosur dokumentin e bashkëpunimit strategjik, ndërsa disa projekte janë duke u zbatuar. Turqia konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe mbështetëse e fuqishme e saj në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …