Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, të mërkurën kanë bërë shpërndarjen e 67 motokultivatorëve me freza dhe kosa. Me këtë rast kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtyre pajisjeve për përfituesit, tha se këto pajisje janë edhe një shtytje më shumë për fermerët që merren çoftë me prodhimtarinë e perimekulturës, po ashtu edhe pemëtarisë, pasi që përmes këtyre pajisjeve do ta kenë më lehtë kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë kualitative edhe për konkurrencën e tregut. Ai thas se do ti shikojnë të gjitha mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjeve të fermerëve vitias.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
