UNMIK-u, sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit e konsideron si një “incident”, pavarësisht pasojave të rënda

Sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit2023,  pati për pasojë,  vrasjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku nga grupet terroriste të Millan Radoiçiqit. Megjithatë, Misioni i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka cilësuar këtë akt të dhunshëm si një “incident”, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit të situatës në vend. Ky raport nga UNMIK ka shkaktuar shqetësime në opinionin publik, i cili e sheh këtë vlerësim si të pamjaftueshëm për pasojat e rënda që sjellin sulmet terroriste. Ndërsa situata në rajon vazhdon të jetë e tensionuar, shumë analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë një qasje më serioze dhe një veprim të përshtatshëm nga institucionet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …