Kryetari Aliu priti në takim ekipin nga Shkolla Digjitale në Ferizaj që fitoj çmimin kryesor nga gara “Junction X Tirana 2024”

Super ekipi nga Shkolla Digjitale në Ferizaj i solli qytetit të Ferizajt çmimin kryesor nga gara “Junction X Tirana 2024” mbajtur në Tiranë, ngjarje që paraqet garën më të madhe rajonale me pjesëmarrjen e mbi 250 programerëve.
“Mirëprita sot ekipin e përbërë nga drejtori i Shkollës Digjitale në Ferizaj, Veton Qerimi, bashkë me Melos Shabani, Drijon Halili, Diell Govori të cilët i përgëzova për këtë sukses, duke i ofruar edhe mbështetjen e plotë në synimet e tyre profesionale”, thuhet në postimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …