Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë. Derisa ka përmendur marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të Uashingtonit si të suksesshme, ai ka përmendur marrëveshjen e Ohrit  si të pasuksesshme dhe të vetme në politikën e jashtme të qeverisjes së Albin Kurtit. Marrëveshja e vitit  2013 i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Uashingtonit solli njohjen e Izraelit, e marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …