Të enjtën në zyrën e tij, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka pritur në takim basketbollisten Gerta Hoti.
“Sot, pata kënaqësinë të takoj basketbollisten Gerta Hoti nga Ratkoci, përndryshe talenten e re, kampione e Evropës me Kosovën në basketboll, për grupmoshat U-18.
Gerta tashmë është transferuar te klubi VILLENEUVE D’ASCQ ESB (ESBVA) në Francë, që është kampion i Francës dhe nënkampion i Evropës. Ky është një hap i jashtëzakonshëm në karrierën ndërkombëtare të Gertës, duke e vendosur atë mes talenteve më të vlerësuara në basketbollin evropian.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
