Arnitë Kastrati, fituese e “Çmimit të Orkestrës” në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të RTK-së

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bashkë me Drejtoreshën komunale të Arsimit, znj. Arbëreshë Krasniqi kanë pritur në takim, Arnitë Kastrati, fituese e “Çmimit të Orkestrës” në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit të Kosovës.

“Arnitë Kastrati, bashkëvendëse e jona, sot e mirëpritëm në takim, pas suksesit në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit të Kosovës, ku Arnita u shpall fituese e “Çmimit të Orkestrës”.

Bashkë edhe me drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi e uruam përzemërsisht dhe i ndamë mirënjohje institucionale për suksesin në festivalin e këngës në RTK.

Të lumtur e përherë krenar me sukseset e bashkëvendësve tanë, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …