leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur që të dëshmojnë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë

Në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, në Hagë, kundër  krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjykata njoftoi se i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur në gjykatë. Zëdhënësi Mihael Doyle, konfirmoi gjithashtu se Prokuroria  ka tërhequr 12 dëshmitarë nga lista e mëparshme, ndërsa deklaratat e tetë dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim. Ndërkohë bëhet e ditur se procesi gjyqësor kundër, Sabit Januzit, Imet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të fillojë më 14 nëntor 2024, me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe avokatëve. Të pandehurit akuzohen për përpjekje për të frikësuar dhe ofruar dhurata për të ndikuar dëshmitarët që të mos dëshmojnë në gjykatë, një veprim që përfshin akuza për pengim të drejtësisë dhe frikësim gjatë procedurave penale.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …