Besnik Tahiri paralajmëron procedurat e përshpejtuara të miratimit të buxhetit, për vitin 2025

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij se Qeveria mund të sjellë buxhetin për vitin 2025 në seancë plenare nesër, duke e kaluar atë në dy lexime përmes procedurave të përshpejtuara. Tahiri e ka cilësuar këtë veprim si të pamatur, duke theksuar se një buxhet i përkohshëm duhet të rishikohet pas zgjedhjeve për t’u përshtatur me nevojat reale të qytetarëve dhe të shtetit. Tahiri gjithashtu ka sqaruar se me këtë buxhet të propozuar nga Qeveria Kurti, nuk është e mundur të rriten pagat në sektorin publik, pasi vlera e koeficientit për pagat është e përcaktuar në ligjin vjetor të buxhetit, sipas nenit 9 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Ai ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë, duke e quajtur mashtrim premtimin për rritjen e pagave, ndërsa struktura e koeficientëve nuk mund të ndryshohet në këtë buxhet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …