Prokuroria Speciale konfirmoi se, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale. Sipas njoftimit, intervistimi i ministres së Qeverisë-Kurti,  është  bërë  me ftesë të Prokurorisë Speciale, për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim. Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve, detajet nuk duhet bërë publike, pasi çdo publikim i tillë paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë, ka thënë Prokurori.  Ndërkohë avokati i ministres së  Ekonomisë, Artane Rizvanolli,  Artan Qerkini, nuk ka treguar arsyen e marrjes në pyetje duke thënë se çdo publikim paraqet vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …