Haradinaj: Bashkëpunimi me Belgjikën, jetik për Kosovën dhe synimin drejt anëtarësimit në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, shprehu rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, gjatë një organizimi të Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë për Ditën e Mbretit. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj uroi prosperitet dhe progres për Belgjikën dhe popullin e saj, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është jetik. Ai shtoi se Kosova synon rritjen e partneritetit strategjik me Belgjikën për të përmbushur qëllimet kryesore, siç është anëtarësimi në NATO, për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …