leoni

Nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptas ndihmohen me mjete mësimore

Zyra për Kthim dhe Komunitete në bashkëpunim me zyrën për mbështetje të komunitetit nga UNMIK-u, ka bërë një donacion prej 60 çantave dhe mjete tjera mësimore (fletore, lapsa e ngjyra të drurit) për nxënësit e komuniteteve.

Shpërndarja e këtyre mjeteve mësimore është bërë në lagjen Sallahane, “Halit Ibishi” si dhe në fshatin Dubravë.

Ketë donacion qe e pranoi shefi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Ferizajt, Rexhep Bajrami, i cili ka thënë se kjo nuk është ndihma e parë që po bëhet nga zyra për mbështetje të komuniteteve nga UNMIK-u.

Ky donacion për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjptian ishte shume i mirëseardhur pasi që nevojat për nxënësit e këtyre komuniteteve janë të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …