Kryetari Aliu mirëpriti në takim Gjeneralin Xhevahir Geci

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, ka mirëpritur të premtën në një takim, Gjeneralin Xhevahir Geci. Në postimin e kryetarit Aliu ndër të tjera thuhet:

“Nder e kënaqësi e veçantë të ndajmë çaste të këndshme bashkëbisedimi me Gjeneralin Xhevahir Geci, personalitet me vlera të jashtëzakonshme njerëzore e atdhetare, kontributplotë e i gatshëm kurdoherë për më të mirën për vendin”.

Javë më parë, luftëtari i orëve të para të UÇK-së, dhe gjeneral Brigade i FSK-së, historiani Xhevahir Geci ju bashkua radhave të PDK-së dhe do të garoj nga kjo parti për Deputet të Parlamentit të Kosovës, në zgjedhjet Parlamentare që mbahen më 9 shkurt 2025.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …