Kryetari Kastrati, priti përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara për Kosovë aroline Ziadeh

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara për Kosovë, zinj.Caroline Ziadeh. Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Malishevës dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështje të caktuara që ndikojnë në përparimin e Komunës së Malishevës.

Kastrati e njoftoi zonjën Ziadeh për projektet madhore që po realizohen në kuadër të programit “Malisheva urbane”. Ata gjithashtu biseduan edhe për probleme kryesore me të cilat Komuna e Malishevës, si furnizimi me ujë për pije dhe furnizimi me energji elektrike.

Në vijim, të dy palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë për mbështetje në fusha të ndryshme, me qëllim të avancimit të zhvillimit të komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …