Deputetët ukrainas dhe Parlamenti e anuluan seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme ajrore nga Rusia

Deputetët ukrainas dhe Parlamenti e anuluan seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme ajrore nga Rusia

Deputetët ukrainas u këshilluan t’i shmangin rrethinat qeveritare të premten, ndërsa Parlamenti e anuloi seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore. Deputeti Taras Batenko foli për kërcënimin gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në kanalin televiziv. “Ne jemi të njoftuar për rrezikun e një sulmi raketor në Verhovna Rada në Kiev në ditët në vijim. Putini i ka rritur rreziqet jashtëzakonisht shumë. Seanca e nesërme është anuluar”, tha ai. Deputetë të tjerë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca është anuluar. Deputeti Aleksej Honçarenko shkroi në Telegram se seanca e radhës është caktuar për 22 dhjetor. Liderët e Parlamentit nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këto paralajmërime. Zyra e presidentit e njoftoi publikun se do të vazhdojë punën “si zakonisht” të premten.  Ky zhvillim vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ushtria ruse ka “testuar suksesshëm në luftime” të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi, Oreshnik.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …