Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Për katër vjet, Kosova nuk arriti të implementojë projekte të rëndësishme, nga marrëveshja e Uashingtonit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për katër vjet, Kosova nuk ka arritur të implementojë projekte të rëndësishme që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit të cilën e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Hoti ka vlerësuar se implementimi i kësaj marrëveshje do të kishte impakt në ekonominë e Kosovës. Gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, Hoti ka thënë se ka punuar me aleatët në mënyrë që Kosova të ecë përpara sa i përket integrimit si dhe të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Hoti ka thënë se nuk po duket që në të ardhmen e afërt mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë, andaj, sipas tij duhet të fokusohen në ekonominë e vendit. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katërvjetorin e marrëveshjes historike për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga presidenti, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …