Mbrojtja e Kadri Veselit kundërshton disa nga pyetjet e trupit gjykues, por ai sqaron se ka autoritet të plotë për të bërë pyetje

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, ka kundërshtuar disa pyetje të trupit gjykues në seancën e së mërkurës në Hagë. Duke iu drejtuar trupit gjykues, Dixon theksoi se nuk i takon gjyqtarëve të sfidojnë besueshmërinë e dëshmitarit, Halil Çadraku, duke shtuar se kjo qasje nuk është ndjekur as nga mbrojtja dhe as nga Prokuroria. Nuk është kompetencë e trupit gjykues të bëjë pyetje që sfidojnë besueshmërinë e dëshmitarit. Kjo çështje është një parim i  rëndësishëm për të ardhmen, deklaroi avokati. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se gjykata ka autoritet të plotë për të bërë pyetje të tilla dhe se do të vazhdojë me hetimet e tyre. Prokurori James Pace shtoi se avokatit nuk i takon të flasë për qasjen e Prokurorisë ndaj dëshmitarit. Në vijim të dëshmisë, Halil Çadraku diskutoi edhe çështje të tjera, duke përfshirë rolet e liderëve të UÇK-së, organizimin e saj gjatë luftës dhe lidhjet me persona të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …