Zgjim Hyseni: Tërhiqu prej letrës, kryeministër, në dorë e ke

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, i ka bërë një thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga zotimi i vitit 2013, që sipas tij pengon dërgimin e FSK në veri të vendit. Hyseni tha se kjo tërheqje nuk kërkon as miratimin e Kuvendit, duke shtuar se mjafton një nënshkrim i Kurtit për të ndryshuar situatën. Ai akuzoi kryeministrin se përdor letrën si një mjet politik për të denoncuar ish-udhëheqësit dhe për të justifikuar veprimet ose mungesën e tyre. Problemi është që me tërheqje i humbet letrës vlera e përdorimit. Hesapi është që ajo po t’duhet si denoncim,” shkroi Hyseni. Për liri duhet me luftu kurdo që vjen puna. Por liria nuk i dorëzohet askujt n’emër t’rrezikut që vjen prej jashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …