leoni

Faton Klinaku

Faton Klinaku akuzoi Albin  Kurtin për bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi si pengesë për sigurinë në veri zotimin e vitit 2013, që ndalon Ushtrinë e Kosovës të operojë në atë zonë pa lejen e KFOR-it. Klinaku akuzoi Kurtin për bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin. Ai deklaroi se sulmet nga Serbia janë intensifikuar që nga ardhja e Kurtit në krye të qeverisë dhe ngriti pikëpyetje mbi qasjen e tij ndaj sigurisë dhe raportit me Serbinë. Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudo zyra e Prokurorit.  me seli në Hagë. Ai shtoi se sulmet e Serbisë gjatë mandatit të Kurtit duhet të vlerësohen nga publiku për të kuptuar nëse këto janë pasojë e trimit apo e frikacakut, tha, Faton Klinaku

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …