KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc

Misioni i KFOR-it, ka konfirmuar se nuk ka dhënë autorizim për dërgimin e FSK-së, në zonën e prekur nga shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Institucionet e Kosovës kishin bërë një kërkesë të tillë pas incidentit më 29 nëntor, por komandanti i KFOR-it e refuzoi, duke u bazuar në vlerësimin e situatës dhe masat e ndërmarra nga vetë ai. Sipas marrëveshjes së vitit 2013, nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, FSK-ja nuk mund të operojë në veri pa miratimin paraprak të KFOR-it. KFOR ka vendosur njësitet e saj në zonën e dëmtuar dhe ka ofruar ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga komandanti i KFOR-it, i cili është në kontakt me partnerët kryesorë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …