Arben Gashi

Arben Gashi, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka përmendur premtimet e Vetëvendosjes, të cilat Qeveria dështoi t’i realizonte

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka përmendur premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje të cilat Qeveria dështoi t’i realizonte. “Deri më tani, ky kryeministër mund të kualifikohet: paaftësi, dështim, korrupsion, krim”, tha ai. Arben Gashi renditi ligjet dhe vendimet të cilat u shpallën kundërkushtetuese dhe disa nga skandalet që e karakterizuan qeverisjen e tij. Albin Kurti sot foli këtu një orë dhe asnjë sekond nuk ishte kryeministër. Ishte drejtor ndërmarrrjeje, ishte menaxher i ndërrimit në spital, isthe ofiqar në një komunë, por asnjëherë, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kryeministër i vendit”, tha ai. Mashtrove sa herë fole, mashtrove çka the, mashtrove sepse dështimi, mashtrimi, paaftësia, dobësia, krimi, korrupsioni, skandali, janë fjalët që e përshkruajnë qeverisjen tënde dhe qeverinë që ti e ke udhëheq. Pra, kryeministër, je i dobët, je i paaftë, je i korruptuar, je i dështum, je i zhytur në skandale. Qytetarët e Kosovës duhet me të ndëshku sepse nuk e meriton asnjë ditë të jesh kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …