KRM “Pastërtia” me objekt të ri

Kompania Rajonale e Mbeturinave Pastërtia nga Ferizaj nga e hëna e 2 dhjetorit është në shtëpi të Re. E vendosur në objekte me sipërfaqe të bollshme pune e operimi të makinerive me kushte të përshtatshme si për administratën ashtu edhe për punonjësit e shërbimit të pastrimit, sot përuruam objektin e ri të KRM Pastërtia në Gurëz të Ferizajt, dëshmi e përkushtimit tonë për kushte më të mira pune për punjonësit e kësaj ndërmarrje dhe të rritjes së cilësisë së shërbimeve, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu. Në lokacionin e deritashëm të KRM Pastërtia sipas kryetarit Aliu do të nis së shpejti puna për rregullimin e parkut për t’iu dhënë ferizajsave edhe një hapësirë të re të gjelbër në zonën e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj në 7-vjetorin e vdekjes së Ilmi Haradinajt: Njeriu që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar

Të martën me 17 qershor, në 7-vjetorin e vdekjes, strukturat komunale të Deçanit prirë nga …