Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dë të jetë i pranishëm në debatin për demarkacionin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë kërkesë  kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit, ku do të debatohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.  Burime brenda AAK-së, thonë se kërkesa e Ramush Haradinajt është pranuar nga kreu i Kuvendit Kadri  Veseli, për të qenë i pranishëm në tryezën ku do të debatohet për demarkacionin.  Kërkesa e Haradinajt ishte bërë për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duan), pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët. Kjo tryezë është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë Kadri Veseli ai që ka propozuar debat një debat të tillë.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …