Naim Maloku

Maloku: Ende kemi djem që i dalin zot Kosovës

Ish eprori  ushtarak i UÇK-së, Naim Maloku, i është kundërpërgjigjur analistit të sigurisë nga Tirana, Ilir Kulla, i cili ka thënë se: “Mos me qenë NATO në Kosovë shqiptarët ikin në Shqipëri dhe Maqedoni”. Maloku në llogarinë e tij ka shkruar se Kosova ka ende djem që janë të gatshëm t’i dalin zot atdheut nëse është nevoja. “Kur e kanë pas nise luftën në Kosovë, e kur e kemi pas lënë perëndimin dhe familjet tona atje për të ardhur dhe për të luftuar për Kosovë as ëndërr nuk kemi pas pa që do të ndërhynë NATO. Edhe mbaje mend o Ilir Kulla. Hala kemi me pas djem dhe gjak me dhënë, nëse është nevoja, për Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …