Gjendje para përshkallëzimit në kufirin me Malin e Zi

Mustafa: Ekspertet krijuan kauzë dhe te pavërtetë për demarkacionin

Kryeministri, Mustafa duke shpresuar se Marrëveshja do të ratifikohet me votim nga të gjithë deputetët, sërish ka akuzuar opozitën, për siç ka thënë ai, se qytetarët nuk mund ta paguajnë çmimin e izolimit për shkak të agjendave politike të opozitës dhe politikave populliste të disa individëve.  Debatin për demarkacion Kosovë- Mali i Zi që është paralajmëruar të mbahet më 3 gusht, po e pret me ankth Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa “Pres të epet përgjigja se cilët 12,000 apo 8,200 hektarë i humbi Kosova në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Opozita dhe ekspertët e saj që krijuan këtë kauzë, për kuptimin tim të pavërtetë dhe të paqëndrueshme, e kanë shansin të faktojnë se cila komunë, cili vendbanim, cili fshat, cila zonë kadastrale është zvogëluar në krahasim me atë që ka qenë para nënshkrimit të Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi” vlerëson kryeministri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …