leoni

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar kundër deklaratave të Albin Kurtit

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar kundër deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, veçmas të  kryeministrit Albin Kurti. KPK së bashku me Zyrën e Kryeprokurorit kanë thënë se kryeministri nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza të padrejta në drejtim të Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, thuhet në reagim. Një qasje e tillë e kryeministrit sipas këtij reagimi dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe ka për qëllim minimin e reputacionit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet institucionale për forcimin e sundimit të ligjit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …