Ramosaj: Çdo individ ka vlera unike për shoqërinë

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me rastin e shënimit të 3 dhjetorit –  Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka theksuar se duhet reflektuar mbi rëndësinë e përfshirjes dhe respektit ndaj të gjithëve.

“Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara” është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e përfshirjes dhe respektit ndaj të gjithëve. Çdo individ ka vlera unike për shoqërinë.

Le të ndërtojmë një botë ku askush nuk mbetet prapa! ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992 shpalli 3 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …