Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se për Vetëvendosjen pragu është 50%, ndërsa për partitë tjera 5%. Latifi kritikoi ashpër qasjen e qeverisë ndaj ushtrisë, duke theksuar se edhe me shumicë absolute, Vetëvendosja  ka dështuar në përkujdesjen për Forcat e Armatosura të Kosovës. Disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, ndërsa disa që e paskan pragun 50% ta lënë ushtrinë pa bukë.  Këto akuza pasojnë kritikat e vazhdueshme ndaj qeverisë për mosrealizimin e premtimeve në fushën e sigurisë dhe përkrahjes për ushtrinë, një temë që mbetet në qendër të vëmendjes politike.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …