Forca e Sigurise

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ajova kanë plan të përbashkët bashkëpunimi, për vitet 2025-2027

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës  dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK-ja mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve; Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve. Konferenca është realizuar në Ajova të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Stefen Osborn, bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajova-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi, kolonel Astrit Haliti. Gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …