leoni

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Jeffrey Hovenier ka deklaruar se në Kosovë ka aktorë të huaj keqdashës, që përpiqen ta minojnë demokracinë e vendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se në Kosovë ka aktorë të huaj, keqdashës aktivë, që duan  të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar ndasitë etnike. Në një konferencë për integritetin e informacionit, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, Hovenier ka theksuar se dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha veçanërisht gjatë viteve të zgjedhjeve, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informata të sigurta. Ai ka përmendur një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vjet më parë ku bëhej fjalë për një bisedë jo të vërtetë mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kishte për synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …