Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga MAPL dhe DEMOS

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje si qytetarë që bën ndryshimin, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicrra dhe Suedia, e që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në ceremoninë “Auditimi Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”.

Kjo mirënjohje vjen falë bashkëpunimit në implementimin e Auditimit Social, si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimit të treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënjes komunale në zbatimin e investimeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …