Kryetari Rama priti në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, i shoqëruar nga Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica mirëpritëm në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë, dhe Franci Petek, Komandant Nderi i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë.

Në takim u shkëmbyen përvoja dhe u diskutua mënyra se si mund të ndihmojmë në krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë në Prishtinë.

Kryeqyteti mbetet gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë sonë për emergjenca, ka shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …