Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Davor Ivo Stier, për sulmin e 29 nëntorit në Varagë, tha se personat përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, në Euronews Albania ka folur për sulmin e 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut. Ai ka thënë se mbështesin autoritetet në Kosovës për të hetuar rastin, duke shtuar se BE nuk do të lejojë në asnjë mënyrë destabilizimin e vendit.  “Ne shpërndamë deklaratën e delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe ishte një deklaratë e përbashkët me të emëruarin e parlamentit për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe ne përsëritëm solidaritetin me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështesim autoritetet atje për një hetim gjithëpërfshirës për këtë sulm terrorist dhe për dërgimin e personave përgjegjës para drejtësisë. Është shumë e rëndësishme të dërgojmë një mesazh solidariteti por edhe një mesazh të qartë se BE nuk do të lejojë në asnjë mënyrë destabilizimin e vendit. Stier u pyet edhe për Banjskën, për çka tha se Serbia duhet të nxjerrë personat përgjegjës para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …