Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj minatorëve dhe kompanisë, “Trepça”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj minatorëve dhe kompanisë “Trepça, e cila tani është pasqyra e dështimit të Qeverisë Kurti. Minatorët e Trepçës janë trajtuar shumë keq nga kjo qeveri. Qeveria ka manovruar me pozicionet e tyre të punës dhe nuk ua ka realizuar kërkesat sociale. Për më tepër, i ka fajësuar ata në vend të menaxhmentit e bordit që vetë i ka emëruar. E gjithë Trepça është në gjendje të rëndë: prodhimi ka rënë, investim kapital nuk ka, kurse pajisjet janë amortizuar. Trepça sot është pasqyra e dështimit të kësaj qeverie. Trepça meriton dhe mundet më mirë!”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …