Grubi

Ish-zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është tërhequr nga jeta publike

Ish-zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është tërhequr nga jeta publike, pasi ditë më parë u fut në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aptan Grubi nëpërmjet një postimi, duke theksuar se ai është i pastër si loti përpara Zotit, familjes dhe miqve, por me synimin për të zbardhur të vërtetën. Për të mos qenë barrë politike ai ka vendosur që të tërhiqet nga jeta publike dhe për këtë ka njoftuar dhe Kryetarin Ali Ahmeti qysh ditën e parë. Artan Grubi ka thënë se gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin e plotë në NATO, për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këto janë vlera që nuk janë vetëm udhërrëfyesi im, por edhe obligimi që i kam ndjerë gjithmonë ndaj vendit dhe kombit tim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi  Haziri: Kosova po rrezikon të bjerë në një “gropë të zezë” institucionale

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të futet në një krizë …