Kryetari Ramosaj uron Drejtorët dhe mësimdhënësit që përfunduan certifikimin në kuadër të programit “Lions Quest”

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Deçanit të cilët kanë përfunduar me sukses certifikimin në kuadër të programit “Lions Quest”, trajnim i mbajtur nga Lions Club Peja.

Puna juaj është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për një arsim cilësor, duke vendosur në qendër fëmijët dhe të rinjtë. Përmes këtij certifikimi, ne po forcojmë bazat për një të ardhme më të ndritur për komunitetin tonë.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë një edukim që frymëzon, fuqizon dhe sjell ndryshim të qëndrueshëm, ka thënë i pari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …