Trump

Presidenti, Donald Tramp ka zgjedhur ish-shefin e zbulimit, Richard Grenell, të dërguar presidencial për misione të posaçme

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur ish-shefin e zbulimit, Richard Grenell, të dërguar presidencial për misione të posaçme. “Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut” ka shkruar presidenti, Donald Tramp. Ndërkohë, Richal Grenell ka shkruar se të punosh për presidentin Donald Tramp, është nder dhe privilegj. “Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, ka shkruar, Richard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …