Daut Haradinaj: Diaspora po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë në rrugën drejt NATO-s

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është pritur në takim nga mërgata jonë në Gjermani. Ai ka thënë para të pranishmëve se diaspora duhet të mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë në rrugën drejt NATO-s. ‘Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. E drejtuar nga Ukë Blakaj, është kthyer adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Kjo punë e arritur me shumë vendosmëri, po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën. Diaspora jonë më shumë se çdo herë po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë në rrugën drejt NATO-s dhe duke kthyer besimin e Republikës në vlerat perëndimore, si për nga siguria poashtu edhe nga kualiteti i jetës’ ka vlerësuar kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …