Arben Gashi

Arben Gashi kritikon, Albin Kurtin, se po dërgon sinjal të gabuar në anashkalimin e ftesave të prokurorisë

 Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si një sinjal të gabuar për qytetarët. Ky veprim sinjalizon qytetarët se ata mund të anashkalojnë ftesat e prokurorisë,” deklaroi Gashi. Ai e konsideron  stë papërshtatshme qasjen e Kurtit, i cili u ka bërë ftesë prokurorëve për ta intervistuar atë në zyrën e tij në një datë tjetër të dakorduar. Ende më keq është që të thirret prokurori në zyrën e kryeministrit. Ky veprim nënkupton një ndërhyrje të ekzekutivit mbi prokurorinë dhe krijon perceptimin se kryeministri qëndron mbi gjyqësorin. Nëse ai vlerëson drejtësinë dhe sundimin e ligjit, duhet të respektojë ftesat dhe të marrë pjesë aty ku kërkohet,” tha Gashi gjatë një prononcimi për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …