Arben Gashi

Arben Gashi: Byroja e Konfiskimit të Pasurisë së Papërligjshme është e rrezikshme dhe potencialisht abuzive

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Papërligjshme, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe antikushtetues. Ligji krijon një instrument me potencial të jashtëzakonshëm për abuzim dhe për eliminimin e kundërshtarëve politikë. Sipas Gashi, ligji për Byronë vazhdon t’i ketë të njëjtat probleme, madje me ndërhyrjet e fundit, problemet janë përkeqësuar. Sidomos përzgjedhja e drejtorit ekzekutiv është problematike, pasi përbërja e komisionit përzgjedhës dominohet nga përfaqësues ekzekutivë, duke e bërë Byronë një instrument që mund të kontrollohet nga shumica e thjeshtë parlamentare, deklaroi ai. Gashi ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mungesë të njohurive mbi drejtësinë dhe ndarjen e pushteteve, thotë, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …