Kryetari Latifi vizitoj “Bodrumin e vjetër” në Rahovec

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi vizitoj “Bodrumin e vjetër” në Rahovec, të udhëhequr nga z. Ruzhdi Haxhijaha. Ky biznes ka emër të mirë, është i fuqishëm dhe është një shembull i suksesit dhe i përkushtimit, me kapacitet prodhimi prej 7 milion litra në vit, me mbi 40 punëtorë të punësuar dhe bashkëpunim me mbi 400 fermerë të zonës.

Falë cilësisë së lartë të produkteve, 75% e prodhimit eksportohet jashtë vendit, duke promovuar Rahovecin dhe traditën tonë në tregjet ndërkombëtare. Ky model bashkëpunimi dhe zhvillimi tregon potencialin e madh që kemi si komunë.

Falënderoj z. Ruzhdi Haxhijaha dhe ekipin e tij për punën e palodhshme dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Rahovecit tonë!

I urova suksese të reja në vitin 2025 dhe mbarësi në punën e tyre të mëtejshme, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …