Daniel Serwer

Daniel Server: Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut

Analisti dhe profesori, Daniel Server, ka shkruar se  Riçard  Grenell ishte famëkeq në administratën e parë të Trumpit për mashtrimin e disa rasteve. Si ambasador në Berlin ai kishte marrëdhënie të tmerrshme me gjermanët. Duke mos i diskutuar çështjet në katër sy, ai kritikoi kompanitë gjermane që bënin biznes me Iranin dhe Rusinë. Si i dërguar special, Grenell u përpoq të negocionte ndarjen e Kosovës, duke ua bashkuar Serbisë komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Ajo përpjekje dështoi. Më pas ai i kaloi disa muaj si drejtor shumë partiak, por i përkohshëm, i Inteligjencës Kombëtare. Në atë punë, ai i deklasifikoi dokumentet që mendonte se do t’i turpëronin demokratët. Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut. Ai ishte afër shkaktimit të një katastrofe atje gjatë administratës së parë të Trumpit. Prej vitit 2021, Grenell është përfshirë me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, në investimet në hoteleri në Serbi dhe në Shqipëri. Për të do të ishte abuzim i rëndë të përfshihet tani në Ballkan. Por, në një administratë që nuk e di se çfarë do të thotë “konflikti i interesit”, mund të ndodhë që Kosova dhe Bosnja të viktimizohen.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …