DASH ka bërë të ditur se Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor

Alexandër Kasanof: Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i anti-korrpusionit nga sekretari, Blinken

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mori pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK. Në fjalën e tij në ceremoni ai vlerësoi SPAK si institucionin që i dha fund pa ndëshkueshmërisë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin duke u kthyer në institucion publik më të besuar. Kasanof u shpreh se çmimi që sekretari amerikan Antony Blinken i dha kreut të SPAK, Altin Dumani, ishte edhe për Shqipërinë. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK-un  dhe Shqipërinë. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi Alexandër Kasanof.

Kontrolloni gjithashtu

Diaspora nis votimin më 7 qershor, mbi 27 mijë qytetarë të regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës

Qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim jashtë vendit do t’i drejtohen me 7 qershor, …