Në vitin 2024, ligjvënësit nuk arritën të miratojnë disa ligje të rëndësishme, në 60 mbledhje të Qeverisë e 40 seancave, në Kuvend

Në vitin 2024, ligjvënësit  e Kosovës nuk arritën të miratojnë disa ligje të rëndësishme, pavarësisht përpjekjeve në rreth 60 mbledhje të Qeverisë dhe 40 seanca plenare në Kuvend. Ligje të tilla, si Ligji i Punës dhe Ligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, ngjallën debate të mëdha, por nuk kaluan. Ligji i Punës, i cili është kritikuar për vjetërsinë dhe mos përfshirjen e kërkesave të shoqërisë civile, nuk u përfshi në agjendën legjislative. Nga ana tjetër, Ligji për IVF u tentua të kalonte në Kuvend, por përpjekjet dështuan për shkak të ndryshimeve të kërkuara nga deputetë, duke përfshirë kufizimin e qasjes për gratë beqare dhe çifte homoseksualë. Po ashtu, Kodi Civil ka mbetur pezull për shkak të mospajtimeve mbi njohjen e bashkësive civile mes personave të gjinisë së njëjtë. Me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 që po afrohen, fatet e këtyre ligjeve mbeten të pasigurta.

.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …