Kryetari Ramosaj mirëpriti në takim, Abdullah Klinakun, Kryetar i Demokracisë Konservatore të Kosovës

Kryetari i Komunës, së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në Deçan, z. Abdullah Klinakun, Kryetar i Demokracisë Konservatore të Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast u bë promovimi i platformës dhe librit “Kauza për Familjen”, me autorë Abdullah Klinaku dhe Rovena Tujani-Klinaku.

Kryetari Ramosaj e përgëzoj z. Klinaku për qasjen e tij të vyer, punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave të familjes, duke kontribuar kështu në forcimin e shoqërisë sonë, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …