Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori dëshmon mbështetjen e tij për korrupsionin dhe krimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e thirrjes nga Prokuroria Speciale, duke e akuzuar për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit. Veprimi i Kurtit tregon qartë që ai nuk është në anën e ligjit, por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. Është hera e parë në historinë e Kosovës që një kryeministër nuk respekton ligjin dhe nuk paraqitet në Prokurori. Ky veprim i tij është një inkurajim për krimin dhe hajninë. Ramush Haradinaj nënvizoi se qëndrimi i tillë i Kurtit dëmton shtetin ligjor dhe vlerësimin ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë.  Ai  gjithashtu sugjeroi se Kurti mund të jetë i përfshirë në skema të korrupsionit, duke e quajtur atë shefi i hajnave dhe duke e akuzuar për krijimin e kushteve që favorizojnë vjedhjen dhe mbrojtjen e të akuzuarve. Ai po zgjedh të mbrojë krimin në vend që të bashkëpunojë me Prokurorinë, saktësoi, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë …